Ky trajnim ka për qëllim t'u prezantojë pjesëmarrësve parimet bazë të vlerësimit dhe menaxhimit të rrezikut, të cilat mund t'i zbatojnë në kontekste profesionale dhe personale. Ai ofron një proces pune dhe udhëzime se si të realizohet një vlerësim i rrezikut dhe si ky vlerësim mund të përdoret për të marrë vendime të informuara në nivel individual apo si ekip pune.
Përmbledhje e trajnimit
Tema: Qasje mendore, metoda dhe mjete për të ndihmuar në menaxhimin e rreziqeve përpara, gjatë dhe pas hulumtimit.
Objektivat:
-
T'u prezantojë pjesëmarrësve parimet bazë të vlerësimit dhe menaxhimit të rrezikut, që mund t'i përdorin në kontekstin e tyre profesional dhe personal.
-
T'u ofrojë një proces pune dhe udhëzime mbi mënyrën e vlerësimit të rrezikut dhe marrjen e vendimeve të informuara.
-
T'u tregojë rëndësinë e zhvillimit të një "mendësie që vlerëson rrezikun dhe sigurinë" për hulumtuesit (si individë dhe si ekipe), në vend të një sjelljeje të automatizuar dhe mungese të fleksibilitetit në përdorimin e mjeteve e metodave të ndryshme.
Rezultatet e trajnimit:
-
Të vlerësohen llojet e ndryshme të rrezikut për individë dhe ekipe.
-
Të identifikohen metodat e menaxhimit të rreziqeve të identifikuara.
-
Të aplikohen metoda dhe mjete të përshtatshme për kontekstin për të vlerësuar dhe ulur rreziqet.
Udhëzime të përgjithshme për trajnerët:
-
Ky trajnim mund të ndahet në sesione prej 30-40 minutash. Pushimet nuk janë të përfshira; ju mund të vendosni kur t'i bëni pushimet. Mes sesioneve mund të shtoni një pushim të shkurtër ose një aktivitet që nxit pjesëmarrjen.
-
Për aktivitetet në grup, ndani pjesëmarrësit në ekipe prej 3-5 vetash. Ju lutemi përshtatni kohën e reagimeve dhe diskutimeve pas ushtrimeve bazuar në numrin e pjesëmarrësve dhe madhësinë e grupeve. Mund të inkurajoni pjesëmarrësit të marrin role të ndryshme gjatë punës në grup si: Moderator, sekretar (Note-taker), Kujdestar per kohën (Timekeeper), Prezantues (nëse nevojitet një prezantim vizual).
-
Për trajnimet online, rekomandohet të përdorni një kohëmatës të shfaqur në ekran.
-
As sa mundeni përshtatni gjithmonë shembujt e trajnimit me kontekstin e audiencës suaj.
Forma e zhvillimit: online ose me praninë fizike të pjesëmarrësve.
Kohëzgjatja e trajnimit (pa pushime): 2 orë e 45 minuta.
Numri i pjesëmarrësve: 6 deri në 24 persona.
Trajnime të lidhura:
- Ky trajnim mund të kombinohet me trajnimet “Safety First” dhe "How the Internet Works".
Artikuj dhe udhëzues të lidhur nga Exposing the Invisible (Zbulimi i të Padukshmes):
-
Artikull: "Vlerësimi i Rrezikut është një mendësi, jo një listë kontrolli" "Risk Assessment Is a Mindset, Not a Checklist"
-
Udhëzues: "Larg ekranit, në terren" "Away From Your Screen, Out in the Field"
-
Udhëzues: "E paraështë siguria!" "Safety First!"
Shabllone dhe materiale për t'u shkarkuar:
-
Vlerësimi i rrezikut: pyetje udhëzuese për pjesëmarrësit Risk Assessment: guiding questions for participants (dokument në word)
-
Menaxhimi i rrezikut: shabllone për ushtrime praktike* Risk Management: templates for participants' practice (dokument në word)
Aktivitetet mësimore
Hapja (15 minuta)**
Prezantimi i trajnimit
Lexo, Shiko, Dëgjo | 5 minuta
Udhëzime për trajnerin:
-
Nëse është e nevojshme filloni duke bërë një pyetje ose komentoni për një temë, imazh apo çështje të rëndësishme.
-
Prezantoni veten dhe objektivat e trajnimit.
-
Opsionale: Prezantoni burimin e materialit të trajnimit (Tactical Tech).
-
Paralajmëroni që rreziku është i veçantë në çdo kontekst dhe gjithmonë në zhvillim: pjesëmarrësit janë ekspertë në kontekstin e tyre dhe janë vetë përgjegjës për menaxhimin e rrezikut. Nëse ata përballen me rrezik të lartë, duhet të trajnohen më shumë dhe të këshillohen me profesionistë.
-
Informoni pjesëmarrësit mbi agjendën e trajnimit.
-
Sugjeroni rregullat e trajnimit dhe theksoni: respektin, konfidencialitetin dhe barazinë në grup. Pyesni pjesëmarrësit nëse dëshirojnë të ndryshojnë apo të shtojnë rregulla të tjera sjelljeje. Sigurohuni që të gjithë i kuptojnë dhe bien dakord me këto rregulla.
Prezantimi i pjesëmarrësve
Krijo | 10 minuta*
Udhëzime:
-
Moderoni një raund të shpejtë prezantimesh duke i kërkuar pjesëmarrësve t'ju përgjigjen disa pyetjeve për veten, për punën dhe për pritshmëritë nga ky trajnim. Renditja e pritshmërive në këtë fazë do t'ju ndihmojë të përshtatni e finalizoni planin e punës, si dhe t'u shpjegoni pjesëmarrësve se çfarë nuk do të trajtohet në këtë trajnim dhe përse jo.
-
Mund t'i kërkoni gjithashtu pjesëmarrësve të tregojnë për situata konkrete (nga përvoja e tyre ose nga diçka që kanë lexuar), kur papritmas situata është ndërlikuar dhe si janë përballur me të. Lëreni në dëshirë të pjesëmarrësve përgjigjen, sepse mund të mos preferojnë të ndajnë raste konkrete. U kërkoni që të shmangin ndarjen e informacionit privat dhe që mund të mos marrin pjesë në ushtrim nëse nuk ndihen mirë me pyetjen.
-
Si alternativë mund të zgjidhni edhe një ushtrim për thyerjen e akullit duke i inkurajuar pjesëmarrësit të krijojnë e të vizatojnë përgjigjet apo idetë në një tabelë online, ose, nëse janë fizikisht të pranishëm, të ngrihen dhe të bëjnë disa ushtrime të lehta. Shikoni kapitullin Icebreakers (Akullthyesit) në udhëzuesin e moderatorit për më shumë ide.
Vlerësimi i rrezikut (1 orë e 25 minuta)
Hyrje për rrezikun dhe skenarët e mundshëm
Lexo, Shiko, Dëgjo | 15 minuta
Udhëzime
Bëni një prezantim të shkurtër duke u përqendruar në pikat kryesore:
-
Përkufizimi i rrezikut -- Rreziku është përgjigjja ndaj tre pyetjeve:
-
Çfarë mund të ndodhë?
-
Sa është e mundshme?
-
Cilat do të ishin pasojat? → Duke iu përgjigjur këtyre pyetjeve të thjeshta, mund të fillojmë të vlerësojmë nivelin e rrezikut.
-
-
"Çfarë mund të ndodhë?" -- Skenarët e rrezikut:
- Duke përkufizuar një skenar ideal ("gjithçka shkon sipas planit") dhe të gjitha skenarët potencialë që devijojnë nga ai ("diçka nuk shkon"), mund të hartojmë objektivat tona dhe të identifikojmë një gamë ngjarjesh që mund të na pengojnë të arrijmë këto objektiva.
-
Opsionale -- Përshkruani një shembull hulumtimi/kërkimi/udhëtimi pune në terren që lidhet me kontekstin e pjesëmarrësve:
-
Prezantoni objektivat kryesore dhe përcaktoni një "skenar të realizueshëm me sukses".
-
Ndani hulumtimin/kërkimin/udhëtimin në hapa të vegjël, praktikë dhe të menaxhueshëm, sipas rendit kronologjik ("Së pari duhet të... Më pas... Së fundi...", etj.).
-
Për çdo hap, përshkruani një ose dy skenarë rreziku që mund të pengojnë suksesin.
-
Reference:
- Për t'u frymëzuar, mund të lexoni shembuj nga udhëzuesi Exposing the Invisible "Larg ekranit, në terren". "Away From Your Screen, Out in the Field"
Identifikimi i skenarëve të rrezikut: Ushtrim individual
Krijo | 30 minuta
Mjete / Materiale:
-
Shabllonet e menaxhimit të rrezikut (dokument në word)
-
Vini re: Shabllonet e prezantuara janë vetëm shembuj se si mund të bëhet një vlerësim rreziku; trajnerët dhe pjesëmarrësit mund t'i përshtatin ose ndryshojnë si të dëshirojnë.
-
Ky është një ushtrim individual, i cili nuk kërkon të ndaheni në grupe.
Udhëzime
[5 minuta]
- Kërkoni nga pjesëmarrësit të imagjinojnë individualisht një hulumtim të mundshëm. Si alternativë, ofroni një shembull hulumtimi, të menaxhueshëm (p.sh., mbledhja e mostrave të ujit për të testuar nivelin e pesticideve në një zonë).
[15 minuta]
-
Kërkojuni pjesëmarrësve të plotësojnë individualisht tabelën e parë të shabllonit të menaxhimit të rrezikut si më poshtë:
- Shkruani objektivin/objektivat kryesore të hulumtimit në krye të faqes (p.sh., mbledhja e 30 mostrave të ujit duke përdorur një protokoll specifik dhe dërgimi i tyre në laborator për analizë). - Plotësoni një tabelë që përfshin këto seksione:\
a. Lloji i aktiviteteve që do të kryhen -- në rend kronologjik (p.sh., transporti në vendngjarje, marrja e mostrave, testimi për pesticide, etj.)\ b. Skenari i suksesit: Çfarë do të bëjnë hulumtuesit gjatë këtyre aktiviteteve nëse gjithçka shkon mirë. Inkurajoni pjesëmarrësit të jenë sa më konkretë, edhe nëse përdorin imagjinatën ose hipoteza (p.sh., marrja me qira e një kamperi dhe udhëtimi në vendin e hulumtimit; qëndrimi për tre javë për të kryer intervista dhe mbledhje mostrash; mbledhja e tre mostrave të ujit çdo javë nga dhjetë vende të ndryshme; mbajtja e mostrave në frigorifer; dërgimi i tyre për analiza laboratorike, etj.).\ c. Skenarë të mundshëm rreziku: Çfarë mund të mos shkojë mirë në këtë proces? Nxisni pjesëmarrësit të përdorin imagjinatën dhe të mos nxitohen të kalojnë menjëherë tek masat për uljen e rrezikut.
[5 minuta] Pasi të përfundojë koha, kërkoni nga dy ose tre vetë të ndajnë vullnetarisht atë që kanë shkruar së bashku në grup.
[5 minuta] Hapni diskutimin:
-
Ndërkohë që kolegët po prezantojnë, a keni menduar për ndonjë skenar tjetër të mundshëm rreziku?
-
Pyetini nëse do të përfitonin po ta kryenin këtë ushtrim si ekip -- në vend që të punonin individualisht.
-
Shpjegoni se si puna në ekip mund të ndihmojë që të identifikohen skenarëve të tjerë të rrezikut dhe në të qenit më krijues.
Vlerësimi dhe renditja e skenarëve të rrezikut
Lexo, Shiko, Dëgjo | 10 minuta
Udhëzime
Bëni një prezantim të shkurtër duke përfshirë këto pika:
-
Sa e mundshme është? Cilat do të ishin pasojat? -- Shpjegoni se si duhet vlerësuar probabiliteti dhe pasojat duke përdorur shkallë cilësore (p.sh., pasoja: "minimale / të vogla / serioze / të mëdha / katastrofike "; mundësi: "totalisht e pamundur / shumë e pamundur / e pamundur / e mundshme / shumë e mundshme"). Si alternativë, përmendni se pjesëmarrësit mund të përdorin edhe shkallë numerike (1/2/3/4/5).
-
Shkalla e renditjes së rreziqeve -- Modeli -- Shpjegoni si të përdoret modeli për vlerësimin e rreziqeve. Një shembull i thjeshtë përfshihet në shabllonin e menaxhimit të rrezikut. Demonstroni se si mund të vihen dy - tre skenarë të ndryshëm në model. Përmendni se matrica - modeli është një mënyrë e thjeshtuar për marrjen e vendimeve, ndërkohë që realiteti është më kompleks dhe i paparashikueshëm.
-
Përmendni shkurtimisht rëndësinë e perceptimit të rrezikut dhe subjektivitetin. -- Individë të ndryshëm ka të ngjarë të vlerësojnë skenarë të ngjashëm në mënyra të ndryshme; puna në grup mund të ndihmojë për të bërë një vlerësim dhe renditje më të mirë të rreziqeve.
-
Opsionale: Jepni një shembull me tre ose katër skenarë rreziku të identifikuar më herët, përshkruani se si e vlerësoni mundësitë dhe pasojat, dhe renditini ato sipas përparësisë.
Referenca:
- "Holistic Security Manual", Tactical Tech
Vlerësimi i rrezikut
Punë e përbashkët | 30 minuta
Mjete / Materiale:
-
Shabllonet e menaxhimit të rrezikut: Risk management templates link
-
Dhoma pune online ose hapësira fizike për punë në grup
Udhëzime:
- Ndani pjesëmarrësit në grupe të vogla (3 -5 vetë). Kërkojuni të bien dakord se kush do të mbajë shënime dhe kush do të prezantojë.
[15 minuta]
-
Kërkojuni pjesëmarrësve të trajtojnë një rast nga ushtrimi i mëparshëm (kur secili punoi individualisht) dhe së bashku të:
-
Identifikojnë skenarë të mundshëm rreziku --- inkurajoni çdo anëtar të grupit të kontribuojë me ide.
-
Vlerësojnë mundësinë dhe pasojat e çdo skenari rreziku, duke përdorur një shkallë cilësore ose numerike.
-
Krahasojnë mundësinë dhe pasojat -- dhe duke përdorur matricën e rrezikut nëse dëshirojnë -- të renditin skenarët e rrezikut nga më i rëndësishmi tek më pak i rëndësishmi.
-
Inkurajoni pjesëmarrësit të identifikojnë rreziqe fizike dhe digjitale dhe se si ndërthuren.
-
[10 minuta]
- Pasi të përfundojë koha, pjesëmarrësit kthehen në grupin e madh dhe përfaqësuesit e çdo grupi prezantojnë rastin e tyre dhe rreziqet e identifikuara.
[5 minuta]
-
Reflektim -- Përmblidhni idetë kryesore që dolën nga aktiviteti:
-
Rreziku është i ndërlidhur -- Pjesëmarrësit mund të konsiderojnë vetëm rreziqet për veten, dhe më pak për informatorët / burimet apo bashkëpunëtorët e tyre. Inkurajojini që të marrin në konsideratë të gjithë ata që përfshihen në hulumtim. Sepse rreziku i çdonjërit prej tyre është gjithashtu edhe rreziku i të tjerëve.
-
Parimi "Mos bëj dëm" -- Pyetini pjesëmarrësit nëse një hulumtim sjell dëme, a janë të gatshëm të mos e bëjnë hulumtimin?
-
◦ Ngjarjet janë të pakontrollueshme dhe njerëzit janë të paparashikueshëm -- Vlerësimi i rrezikut duhet parë si një mënyrë për t'u përgatitur për të papriturat, jo thjesht si një listë kontrolli.
- Pjesëmarrësit mund të gabojnë duke ndarë rreziqet digjitale dhe fizike. Theksoni se ato janë të lidhura ngushtë dhe një kërcënim digjital mund të ketë pasoja fizike dhe anasjelltas.
Ulja e rrezikut (45 minuta)
Hyrje në menaxhimin e rrezikut
Lexo, Shiko, Dëgjo | 15 minuta
Udhëzime:
Bëni një prezantim të shkurtër duke u përqendruar në:
-
Përkufizimin e menaxhimit të rrezikut -- për të ulur mundësinë ose pasojat e një skenari rreziku ose për të ulur efektet pasi të ketë ndodhur.
-
Menaxhimi i rrezikut mund të ndodhë në tre mënyra:
-
Ulja e mundësisë -- Eliminimi ose modifikimi i rrezikut; vendosja e sistemeve paralajmëruese, etj.
-
Ulja e pasojave -- Ndarja/izolimi i rrezikut; trajnime, ushtrime dhe simulime; si të pajisemi për t'u përballur më mirë me rrezikun, etj.
-
Riparimi i dëmeve te shkaktuara -- Si te reagojmë ndaj rrezikut; si të planifikojmë kur/ku të kërkojmë ndihmë apo t'ia dalim vetë nëse kalojmë një situatë të rrezikshme, etj.
-
-
Strategjitë - Kur është e mundur, zgjidhni masa për uljen e rrezikut që kanë më pak gjasa të krijojnë rreziqe të reja dhe që mund të aplikohen në situata të ndryshme. Për shembull, të përgatiturit se si do të komunikoni me ekipin përpara hulumtimit mund të ulë e zbusë shumë skenarëve rreziku. Po ashtu edhe të pajisurit me çanta emergjence është i dobishëm në një sërë situatash. Mesazhi kryesor: përgatituni, përgatituni, përgatituni.
-
Bashkëpunimi - Duke bashkëpunuar, rrisim njohuritë, zvogëlojmë pasigurinë, luftojmë paragjykimet tona dhe jemi në gjendje të ulim rreziqet. Bashkëpunimi është gjithashtu i rëndësishëm për të ndarë praktikat më të mira dhe për të mësuar nga të tjerët.
-
Opsionale: Jepni një shembull të një skenari rreziku të identifikuar më herët. Përshkruani tre ose katër strategji të mundshme të uljes se rrezikut, përparësive dhe disavantazheve.
Ulja e rrezikut Bashkëpunim | 30 minuta
Collaborate | 30 minutes
Mjete/Materiale:
- Shabllone për menaxhimin e rrezikut (dokument në word)
- Dhoma pune online ose hapësira fizike
Udhëzime:
- Ndani pjesëmarrësit në grupe të vogla (3 deri në 5 vetë) -- nëse është e mundur, mbani të njëjtat grupe si në ushtrimin e mëparshëm. Kërkojuni të zgjedhin një mbajtës shënimesh dhe një prezantues.
[15 minuta] Për skenarin e rrezikut të vlerësuar në ushtrimin e mëparshëm kërkojuni pjesëmarrësve të punojnë së bashku për të:
-
Identifikuar dy ose tre strategji për të reduktuar mundësinë dhe pasojat e çdo skenari ose për të kufizuar dëmin nëse ndodh.
-
Diskutuar se si do t'i merrnin këto masa ulje rreziku në praktikë. Inkurajoni pjesëmarrësit të mendojnë për aspektet praktike, si dhe për rreziqe të reja që mund të lindin si rezultat i veprimeve të tyre.
[10 minuta] Pas përfundimit të kohës, pjesëmarrësit kthehen në grupin kryesor.
-
Një përfaqësues nga secili grup prezanton rastin, duke trajtuar:
-
masat për uljen e rrezikut të identifikuara,
-
si do t'i zbatonin ato masa,
-
çfarë rreziqesh të tjera janë identifikuar gjatë kësaj faze.
-
[5 minuta] Reflektim -- përmblidhni idetë kryesore që dolën nga aktiviteti:
-
Pjesëmarrësit ndajnë disa nga zgjidhjet e uljes së rrezikut që kanë krijuar.
-
Ju mund të komentoni dhe t'i jepni edhe ide të tjera.
-
Theksoni që vlerësimi i rrezikut është një proces iteraktiv, që kërkon disiplinë e vazhdimësi. Vendosja e masave të uljes se rrezikut, mund të sjellë rreziqe të reja që duhet të vlerësohen.
Mbyllje (20 minuta)
Detyrë shtëpie: Vlerësimi i rrezikut
Krijo | 10 minuta
Mjete/Materiale:
- Pyetje udhëzuese për vlerësimin e rrezikut te renditura"Risk Assessment - guiding questions" sheet
Udhëzime:
-
Përmblidhni shkurt se vlerësimi dhe menaxhimi proaktiv i rrezikut në fillim mund t'ju duken si një detyrë e lodhshme dhe e mërzitshme. Por, pasi pjesëmarrësit të kenë një ide të qartë për procesin e punës, vlerësimet e rrezikut mund të kryhen shumë shpejt. E vetmja mënyrë për ta arritur këtë është përmes ushtrimit praktik. Inkurajoni pjesëmarrësit të zbatojnë atë që kanë mësuar duke përdorur fletën me pyetje udhëzuese për çdo projekt/hulumtim.
-
Nxisni pjesëmarrësit të mbajnë shënim të gjitha rezultatet e vlerësimeve të tyre dhe çdo pyetje që lind gjatë procesit.
-
Inkurajojini të ndajnë shënimet e tyre me ju dhe pjesën tjetër të grupit përmes një kanali të sigurt komunikimi ose një hapësire të përbashkët në cloud. Ju mund të komentoni më vonë ose të organizoni një seancë me 'feedback' pas trajnimit.
Mbyllje / Përfundimi
Lexo, Shiko, Dëgjo | 10 minuta
Udhëzime:
-
Përmblidhni trajnimin dhe përmbajtjen e tij.
-
Rishikoni shpejtë gjithë trajnimit. Çdo pjesëmarrës ftohet të ndajë:
◦ çfarë i pëlqeu shumë nga sesioni, dhe
◦ çfarë do të donte që të bëhej më mirë herën tjetër.
-
Inkurajoni pyetje ose këshilla përfundimtare.
-
Ndani informacionin e kontaktit dhe çdo detaj për vijimin.
Referenca të mëtejshme:
-
"Safety First!", udhëzues nga Exposing the Invisible -- The Kit
-
"Security in a Box", udhëzues dhe tutoriale për sigurinë digjitale për shoqërinë civile.
-
"Manuali i Sigurisë Holistike", "Holistic Security Manual" nga Tactical Tech.
-
Udhëzime dhe rekomandime nga Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ)Pre-assignment considerations, recommendations and guides.
-
Shabllone për vlerësime rreziku, plane komunikimi Templates of risk assessments, proof of life documents, communication plans nga Rory Peck Trust.
-
Udhëzues të sigurisë Basic safety guides and tutorials nga Electronic Frontier Foundation (EFF).
-
Burime dhe udhëzues të sigurisë Safety and security guides nga Rrjeti Global i Gazetarisë Investigative (GIJN).
-
Manuale për trajnime për qëndrueshmëri Workbooks and resilience training nga Front Line Defenders.
-
BSAFE, BSAFE trajnimi për një siguri të vetëdijshme nga OKB.
-
Këshilla dhe burime Tipsheets, resources and templates nga Dart Center për Gazetarinë dhe Traumën.
Na kontaktoni:
Ju lutemi, kontaktoni me ne tek Exposing the Invisible nëse:
-
keni pyetje mbi këtë plan trajnimi dhe udhëzimet e trajnuesit;
-
e përdorni këtë plan dhe doni të ndani sugjerime si ta përmirësojmë;
-
e përshtatni për një kontekst specifik dhe dëshironi të ndani rezultatet;
-
dëshironi të sugjeroni aktivitete të reja apo të ndani ekspertizën tuaj.
Kontakt: eti@tacticaltech.org (GPG Key / fingerprint: BD30 C622 D030 FCF1 38EC C26D DD04 627E 1411 0C02).
Kredite dhe Licenca:
CC BY-SA 4.0
Kjo përmbajtje është prodhuar nga projekti Exposing the Invisible - Tactical Tech's, dhe licencohet sipas Creative Commons Attribution-ShareAlike 4.0 International license
-
Autor i trajnimit: Léopold Salzenstein
-
Dizajni i trajnimit: A. Hayder
-
Redaktimi dhe përmbajtja: Christy Lange, Laura Ranca, Wael Eskandar
-
Dizajni grafik: Yiorgos Bagakis
-
Zhvillimi i faqes së internetit: Laurent Dellere, Saqib Sohail
-
Koordinimi i projektit: Christy Lange, Laura Ranca, Lieke Ploeger, Marek Tuszynski, Safa Ghnaim, Wael Eskandar
Ky material është zhvilluar si pjesë e Iniciativës për Gazetari Bashkëpunuese dhe Investigative Collaborative and Investigative Journalism Initiative (CIJI), bashkëfinancuar nga Komisioni Evropian në kuadër të Projektit Pilot: "Mbështetja e gazetarisë investigative dhe lirisë së mediave në BE" (DG CONNECT).
Ky tekst pasqyron pikëpamjet e autorit dhe BE nuk është përgjegjës për çdo përdorim që mund t'i bëhet informacionit të përmbajtur.